Zemërimi nuk është vetëm të ulërisni dhe të jeni në humor të keq. Ka 3 lloje zemërimesh. Secili prej tyre ka simpomat e veta që përfshijnë: Vetë-fajësimin, lotët e rremë dhe sjelljen e rrezikut në situata të panevojshme. Prandaj, zemërimi nuk është aq i thjesht sa mund të duket. Ndikimi i tij tek ne mund të jetë më serioz sesa një zënkë e momentit. Një nga efektet anësore është shtimi i peshës. Ne të gjithë mund të zemërohemi herë pas here. Mirëpo, nëse gjendja është e vazhdueshme, mund të shtoni peshë. Më poshtë do të lexoni pse është e rëndësishme të kontrolloni zemërimin tuaj:

E gjitha fillon me adrenalin

Zemërimi tregohet jo me vetëm në gjendjen tonë emocionale, por edhe në proceset kimike të trupit tonë. Kur ne zemërohemi, adrenalina lirohet. Ajo na shërben për t'u bërë gati për "luftë". Adrenalina na aktivizon dhe shkakton ankth. Për shkak të rrjedhjes së gjakut nga organet e brendshme në muskuj, ne nuk ndjejmë uri kur jemi të zemëruar. Mirëpo, kjo ka vetëm një efekt afatshkurtër.

Pas zvogëlimit të nivelit të adrenalinës, ne ndjejmë nevojën për t'u rimbushur me energjinë e humbur dhe kemi uri. Mirëpo, kur jemi të zemëruar, kjo gjë mund të na çojë në konsumimin e ushqimeve aspak të shëndetshme dhe ndodh që hamë dhe sasi të mëdha, pa e kuptuar. Kjo do të thotë se ne hamë diçka që na sjell pak gëzim, pa marrë parasysh se a është ose jo e shëndetshme.

Çfarë duhet të bëni?

Mundohuni të mos hani kur jeni të stresuar. Ndiqni dietën tuaj dhe ndaloni sa herë që mendoni se jeni plot. Kjo do t'ju ndihmojë në parandalimin e shtimit të peshës.