Zakonet tona të përditshme mund të fshehin një univers me informacione të çuditshme që jo të gjithë i kuptojnë. Dushi është një nga momentet më relaksuese të ditës. Ka njerëz, madje, që bëjnë dush 2-3 herë në ditë me ujë shumë të nxehtë. Ju mund të bëni dush për të harruar streset dhe problemet tuaja, mirëpo shkëncëtarët kanë një version tjetër. Të bërit dush shpesh është një shenjë e vetmisë.

Ndoshta nuk e kishit menduar, mirëpo vetmia dhe dushi lidhen me njëra-tjetrën. Me siguri nuk bini dakord, por nuk mund t'i kundërviheni shkëncës apo jo?

Gjithsesi, studimi i kryer së fundmi nga një grup ekspertësh ka zbuluar lidhjen e dushit me vetminë. Hapi i parë i studimit përfshiu 51 studentë nga mosha 18-25 vjeç. Atyre u është kërkuar të tregojnë zakonet e përditshme dhe të shkruajnë sa të vetmuar ndihen. Sondazhi përfshiu 3 pyetje në lidhje me rutinën e dushit - studiuesit donin të dinin kohën kur laheshin (mëngjes, drekë apo darkë), temperaturën dhe kohëzgjatjen e kësaj procedure.

Rezultatet treguan se studentët që ndiheshin të vetmuar bënin 23% më shumë dush se studentët e tjerë. Ata, madje, e dëshironin ujin shumë të nxehtë. Pse?

Kjo ndodh sepse uji i nxehtë në thelb zëvendëson një shok të vërtetë dhe shpërndan ndjesinë e izolimit social.

Si ju duket? Bindëse apo jo?