Të ëmbël, simpatikë, të talentuar, të dashur... Epitete që për Venerën dhe Lindin i keni lexuar shpesh, aq sa në çdo të dalje të tyre, vështirë të mos e thuash me zë “sa të mirëëë”

Të tillë kanë nisur që nga fillimi i lidhjes së tyre e deri sot, kur numërojnë bashkë disa bashkëpunime në muzikë, këndojnë bashkë netëve live, jetojnë prej vitesh në një shtëpi dhe janë bashkë në çdo aktivitet artistik e kulturor, gjithandej.

Zinxhirit të dashurisë disavjeçare, vetëm pak orë më parë, Venera dhe Lindi i kanë shtuar edhe një hallkë më shumë – një këngë për veten, një betim të sinqertë që e kanë në zemër.

Prej kohësh, siç ishte mësuar, Venera dhe Lindi, krahas projekteve të tjera, po punonin edhe për klipin më të ri, të cilin sapo e kanë publikuar.

“Betohem”, kënga e re e çiftit simpatik, me tekst të Ylli Limanit dhe muzikë nga ata të dy, është një himn për dashurinë, një premtim për njëri-tjetrin dhe një betim për të mos e lënë kurrë vetëm të zgjedhurin e jetës.

“Nuk të premtoj dot se çdo ditë do jetë e lehtë,

Nuk të premtoj se nuk do t'mërzis asnjëherë.

Por të betohem në gjithçka që ngroh ky diell,

Do jem aty, gjithmonë me ty, vetëm ne t'dy.

Asnjëherë s'do jesh vetëm...”