Të tillë e ka konsideruar vetë Xhensila projektin e saj të fundit, të cilin ka vetëm pak minuta që e ka zbuluar. Bashkëpunimi i ri me kantautorin e njohur Pirro Çako dhe kompozitorin Darko Dimitrov, që mban emrin “Sekreti im”, prej disa ditësh është mësuar nga fansat e artistëve dhe sot, është publikuar në YouTube.

Balada e dashurisë, e cila ka protagonistë dy artistët e njohur të skenës, ka në fokus një dashuri sublime të rrëfyer ndryshe e të realizuar në një prej qyteteve më mikpritëse të dashurisë - Venecia.

Xhensila, pasi ka lajmëruar për publikimin e këngës në llogarinë e saj në Instagram, shkruan se për këtë këngë është investuar shumë dashuri, por edhe shumë art.

“Sekreti im” nuk është më sekret. Për të gjithë ju, uroj ta pëlqeni këtë bashkëpunim në të cilin është investuar shumë dashuri edhe shumë art.

Rrugët të takojnë me shumë artistë dhe bashkëpunëtorë, por artisti i vërtetë vlerësohet në thjeshtësinë e tij, i tillë është @pirrocako. Privilegj dhe nder për mua që u finalizua ky projekt, pafundësisht falënderuese për ty Pirro. Vetëm ti mund të punosh 3 vite për një projekt të vetëm dhe uroj t’ia ketë vlejtur…”

Duke falënderuar edhe të gjithë bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar për këngën dhe videoklipin e saj, Xhensila i fton fansat e saj ta bëjnë ‘sekret’ të vetes atë që ajo e konsideron një prej këngëve më të dashura të repertorit të saj.