Pak ditë para se të transmetohet premiera e filmit “2 gisht mjaltë”, është publikuar kolona zanore e këtij produksioni me protagonistë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. “Pa dashuri” titullohet kënga e cila rrëfen historinë e një çifti të dashuruarish që luhen nga Elvana dhe Ermali.

Prezantimin e parë të këngës e bëri Ermali mbrëmjen e djeshme nga “Xing me Ermalin”, ndërsa sot, nga profile i saj në Instagram, pak minuta pasi kënga u publikua edhe në YouTube, Elvana jep disa detaje më shumë. Siç shkruan këngëtarja, kënga nisi nga një telefonatë e Lyrical Son dhe pas saj, u zhvillua e gjithë historia e dashurisë që jepet përmes këtyre imazheve.

Nisi nga @lyricalson, kur mora një telefonatë prej tij për këtë këngë që donte të më dhuronte dhe preku zemrën time. Bashkë me @ermalmamaqiofficial u dashuruam me muzikën e saj dhe vendosëm pa asnjë dyshim të ishte kolona zanore e filmit #2gishtmjaltë. Faleminderit @lyricalson ty dhe Arsim Bunjaku!” – shkruan Elvana.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Nga 28 Mars në të gjitha Kinematë në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni. @2gisht_mjalte @ermalmamaqiofficial

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

"2 gisht mjaltë" do të transmetohet më 28 mars në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.