Libri me një fjali

Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i
saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një
satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i
kanibalizmit emocional.

Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Toronto dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra.

Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë “normale”, ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohet me shpresën se martesa do t’ia japë vendin që meriton. Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe, ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet.

Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit... çdo gjë. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është... konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë, shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë. Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt.

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. “Gruaja e ngrënshme” është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore dhe e gjeni në shtëpinë botuese PEGI.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Botime Pegi (@botimepegi)

Titulli: Gruaja e ngrënshme
Titulli në origjinal: The Edible woman
Autore: Margaret Atwood
Përktheu: Jerina Dushku
Zhanri: Roman
Data e botimit: Mars, 2024
Numri i faqeve: 402
Koleksioni: Lotus
Çmimi: 1200 lekë
ISBN: 978-9928-371-77-5