Seriali i ri humoristik shqiptar do të nisë transmetimin në datë 8 janar, në kanalin T HD të Digitalb. Çdo të diel në orën 20.00, një grup i mirënjohur aktorësh, Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi, Besmir Bitraku, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Laert Vasili, Jonida Vokshi, Romir Zalla, Zyliha Miloti etj. do të interpretojnë në “serialin më serioz që nga koha e Skëndërbehut”, siç shkruhet në posterin e tij.

Me regji të Adam Pray dhe skenar të Koloreto Cukalit, i njëjti skenarist i filmit Femrat, filmi do të sjellë kostumet dhe atmosferën mesjetare duke ndërmarrë një nismë impenjative që realizohet për herë të parë në kinematografinë moderne shqiptare.