Dhe Oscar shkon për…Green Book. Një surprizë fitorja e këtij filmi autor. Edhe pse ishte favorit “The Favourite”, në fund fati i ka buzëqeshur Green Book. Çmimin më të rëndësishëm Oscar e ka dhënë aktorja Julia Roberts.

Ky film ishte i nominuar në 5 kategori dhe i fitoi 3 prej tyre. 

-Mahershala Ali ka fituar çmimin si aktori më i mirë suportues; gjithashtu ky film kishte skenarin dhe foton më të mirë. Si përfundim, Green Book rrëmbeu edhe çmimin si filmi më i mirë.

Mirëpo, cila është tematika e këtij filmi?

Green Book është një film biografik amerikan me regjisor Peter Farrelly. Filmi është frymëzuar nga një histori e vërtetë gjatë një turneu në Afrikën e Jugut nga pianisti Don Shirley (Mahershala Ali) dhe Tony Vallelonga (Viggo Mortensen), një mashtrues italiano-amerikan i cili shërbeu Shirley-t si shofer dhe truprojë.

Filmi është shkruar nga Farrelly, Brian Hayes Currie dhe djali i Vallelonga, Nick Vallelonga, bazuar në intervistat me babanë e tij dhe Shirley, si dhe letrat që i ati i shkroi nënës së tij. Green Book kishte premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos më 11 shtator 2018, ku fitoi çmimin People's Choice. Ky film ka arritur të mbledhë 144 milionë dollarë në mbarë botën.