Krahas të gjitha serialeve të transmetuara së fundi, “The Lord of the Rings” pritet të thyejë rekorde si projekti më i kushtueshëm televiziv. Ky përfundim është shumë i thjeshtë për t’u menduar, pasi vetëm buxheti i sezonit të parë të këtij seriali pritet të shkojë deri në 465 milionë dollarë.

Sipas raportimeve, shuma e parave do të paguhet nga Amazon, ndërsa xhirimet do të vijojnë në Zelandën e Re, ku është kërkuar që të xhirohen pesë sezone të serialit.

Producentët e filmit parashikojnë se mund të thyejnë çdo rekord shikueshmërie, pasi seriali pritet të ndiqet me shumë interes që në seritë e para.

Siç thonë më tej producentët, Amazon do të shpenzojë rreth 650 milionë dollarë vetëm në sezonin e parë. Ka të ngjarë që shifra të rritet gjatë transmetimit të serialit. Për ta krahasur, "Game of Thrones" ka kushtuar rreth 100 milionë dollarë në sezon. Episodet e sezonit të parë kushtojnë rreth 6 milionë dollarë secili dhe përfundimisht u rritën me rreth 15 milionë dollarë në sezonin e tetë.