Finalja e "Dance with me" kurorëzoi të hënën 2 cifte fituese. Sabriu dhe Rozana u shpallën fitues të çmimit të madh të zgjedhur nga publiku, sipas votimit në sondazhin e Tv Klan. Ndërsa Olta dhe Devisi ishin fituesit e çmimit tjetër të madh, të mundësuar nga Albtelecom dhe Eagle Mobile, përmes një votimi nga 1200 punonjës të kësaj kompanie.

Këto dy çifte, pasi fituan sfidat respektive në fazën e parë të konkurrimit, ishin në treshen e finalistëve, së bashku me Laertin dhe Zajminën.

Spektakli i së hënës solli për publikun emocione të forta konkurimi. Gjatë të cilit, çiftet pjesëmarrës zgjodhën të interpretonin nga performancat e tyre më të bukura si kuaj beteje.