Mirë se erdhët në kopshtin magjik të Alis! Sot këtu dominon ngjyra roz, sepse princesha e vogël feston ditëlindjen e parë.

Numrin 1 do e shihni kudo. Të formuar nga lule e trëndafila në nuancat e ngjyrës rozë, në ëmbëlsira, në ftesat e mirëseardhjes të vendosura në tavolinë e sigurisht mbi tortën në formën e një karuzeli.

Në tavolinat e të ftuarve dallojnë elementet e thjeshtë e njëkohësisht të mahnitshëm.

Tavolina prej mermeri, pjesë e tendencave të fundit në dizajn është gati për të ftuarit. Shandanët e kristaltë të ndërthurrur me trëndafilat bebe të kompozuar në vazo katërore, përcjellin atmosferën classy të kësaj feste.

Këndi i tortës dhe këndi i fotografive i pret të ftuarit, e kryesisht fëmijët të marrin pjesë në këtë ditë të ëmbël të Alis. Gjithashtu të ruajnë edhe një kujtim me të.