The Plaza, hoteli më i ri me 5 yje në Tiranë, i cili ka nisur funksionimin para disa muajsh, organizoi dje eventin zyrtar të hapjes.

Foto: Gent Onuzi

Një përurim madhështor dhe elegant, siç ta imponon ndërtesa me një arkitekturë të vlerësuar nga MoMa në New York dhe të prezantuar në Biennale-n e Venecias, si dhe arredimi dhe shërbimi që mbartin në çdo detaj, shkëlqimin e standardizuar të 5 yjeve.

Foto: Vani Dafa Class Photography

Class Events ishte partner në këtë organizim duke dekoruar hollin e hotelit dhe katin e tretë ku u mbajt konferenca e përurimit. Në të, folën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Behar Male, një nga aksionerët që bashkë me Vasil Naçin kanë realizuar këtë investim gjigant dhe menaxheri i hotelit, italiani Carmelo Franco Lentini.

Plaza është një investim plotësisht shqiptar, por i ndërtuar dhe menaxhuar në bashkëpunim me kompani dhe profesionistë ndërkombëtarë. Ndërtesa është projektuar nga kompania belge  “51N4E”, një ekip arkitektësh dhe dizajnerash kanë kuruar, 23 katet, 190 dhomat, 3 restorantet Panevino, Convivium and Savor, 3 baret, palestrën  24-orëshe, SPA-në dhe sallat e takimeve, ndërkohë që dhe chef-i i kuzhinës është italian me një përvojë të gjatë në sektor.

Ky mjedis ndërkombëtar i një cilësie të padiskutueshme, edhe eventin e hapjes duhej ta kishte të kuruar me një shije të hollë dhe në standardin e hotelerive elitare.

Për këtë arsye, Class Events në hyrjen e hotelit realizoi një koncept floral si ai i holleve të hoteleve Four Seasons.

Ndërkaq, në katin e tretë, në tavanin e sallës ku u mbajt konferenca, u realizua një qiell vezullues nga Relab_design, studio e cila pati idenë për të krijuar efektin spacial dhe 5 yje 3D, treguesit kryesor, që është i pamundur të harrohet, të standardit të The Plaza Tirana.

Foto: Sabrina Shehu

Foto: Sabrina Shehu

Ngjyrat e zgjedhura nga Class Events ishin e zezë dhe gold, ndërsa lulet të frymëzuara nga Armani Fiori.

Një hoteli me 5 yje, i duhej një event përurues me shkëlqim të plotë!

Foto: Gent Onuzi

Event: Class Event

Media Partner: Revista Class

Foto:Vani Dafa Class Photography

Sabrina Shehu: The Sab

Floral Designer: Frida Banushi

Event Designer: Viola Gaçi, Eda Shima

Graphic Designer: Eriola Pepkolaj

Co Designer me Class Event: Relab_Design / Rea Xhillari

Cattering: The Plaza

Montazh: Ergest Koçi

Videography: Anri Shuka

Fishekzjarret: Alba Fire

Ndricimi: Pro Sound

Menaxhim Eventi: Stafi i The Plaza Tirana