Një personazh që e ka shijuar më shumë se gjithë të tjerët edicionin e tretë të DWM ka qenë pa dyshim ai që triumfoi, Renato Mekolli. Shefi i kuzhinës, nga aroma e recetave të tij të pafundme, shijoi për tre muaj me radhë edhe aromën e kërcimin në skenën e Dance, një fushë tjetër arti të cilin ai nuk e kishte provuar më parë, por besonte se për të do të ishte një sfidë e bukur. Dhe nuk gaboi.

Edhe nëse nuk do ta fitonte ai Ò«mimin e parë, nuk do t’i mbetej peng asgjë. Shef Renato e kishte shijuar Ò«do javë, Ò«do ditë, Ò«do kërcim në skenë, madje edhe në ato raste kur kishte pasiguri. Qeshte, qeshte … dhe e kalonte.

Pak pas fitores në DWM, në një prononcim për revistën Class, Renato tregon se ndihet shumë i lumtur pas kësaj fitoreje: “Kam përjetuar emocione të forta. Ishte një sezon shumë i bukur dhe i fortë. Jam shumë i gëzuar për këtë fitore. E falënderoj pa masë publikun që është pranë meje në Ò«do gjë që kam bërë deri tani”, – thotë Renato, por surprizat nuk do t’i lërë me kaq.

“Ju jap fjalën se na presin akoma edhe më shumë gjëra të bukura vitin tjetër. Unë jam njeri që dua të shikoj sa më lart, por me hapa të kujdesshëm…”

Si një personazh i spikatur, i talentuar dhe i dashuruar me skenën, sezonin e ri të vitit të ardhshëm, Renato ka në plan projekte të reja, edhe në ekran. Mbrëmjen e djeshme, Alketa i tha se është një prej personazheve që mund të përshtateshin mjaft mirë edhe me profilin e spektaklit tjetër, Your Face Sounds Familiar, por akoma nuk ka gjë konkrete: “Përsa i përket Your Face Sounds Familiar, bomba plasi, por është shumë shpejt që të diskutojmë për këtë. Për momentin, ajo që më intereson është vetëm përqendrim dhe përkushtim në restorantin tim, i cili do të hapet në fund të muajit.”

Një vit që nisi dhe u mbyll me shumë projekte. Ishte viti i shef Renatos. SiÒ« thotë ai, “loja” sapo ka filluar.