Mbrëmja e së hënës në skenën e Dance With Me kulmoi me përzgjedhjen e Ò«iftit Renato dhe Laura si më të mirët e edicionit të tretë të spektaklit të vallëzimit. Pas shumë performancave dhe sfidave në lloje të ndryshme kërcimi, konkurrentët në garë u eliminuan një nga një derisa në fund, Laura dhe Renato mbyllën arenën e kërcimit duke u shpallur mbreti dhe mbretëresha.

Pas kupës në këtë finale, filloi festa e vërtetë. Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës dhe produksioni u zhvendosën në Padam për të festuar mbylljen me sukses të një sezoni të gjatë.

Në këtë kolazh fotosh të realizuara nga Orsola Mema e Class Photography, do të gjeni momentet më të bukura të të gjithë kastit. Valbona Selimllari duke përgatitur koktejle, Renato duke takuar e përqafuar të gjithë, si dhe përqafime e përgëzime nga të gjithë konkurrentët pjesëmarrës.