Megjithëse është nënë e një vajze të vogël të lindur para pak javësh, Rudina Dembacaj arriti të gjente minutat për të treguar historinë e saj të dashurisë, shkurtimisht sigurisht, me Aleksin, bashkëshortin e saj dhe babain e Viktorias. Që prej takimit të parë, ku ajo kishte veshur një fustan pambuku me një balonë të verdhë…

Nëse dëshironi të lexoni, për një kohë të shkurtër, një histori romantike, me pak nota humori, jeni në vendin e duhur.

Dashuria e parë, të kujtohet?

Po.

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

Zbulim.

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

Shumë.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?

Shotsat...

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

Misteri.

Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?

Flokshat :).

Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?

Humorin dhe trurin.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri?

Të shijuarit.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

Fustan të zi pambuku me një balonë të verdhë. E kujtoj shumë shpesh atë ditë...

Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

Po, në fillimet po! Pastaj është thjesht ca kg më shumë. ☺

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

Më e menduar.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

E pasuron.

Serial lover-at i shmang apo të joshin?

I shmang.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

3. Fejesë. Martesë. Fëmijë.

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

Tërheqja e të kundërtave.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

Të shihemi në sy.

Sakrifica apo lule dashurie?

Të dyja.

Bëjmë një bilanc të historisë suaj?

Marrëdhënie pasionante.

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë? 

Nuk shpjegohet, thjesht e kuptoj! E di, e dua, e ndiej që më do!

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë? 

Vend, Prizreni, kemi kaluar fundjavën më të paharrueshme bashkë dhe Amsterdami. Nuk i ndajmë dot. Ushqim, të gjithë llojet e krudove. Muzikë, kënga All of Me e John Legend.

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

Shumë!