Roza Lati dhe mikesha e saj Iva Aliko janë në gjyq me pronarin e një dyqani kafshësh, i cili i ka akuzuar për prishje imazhi pas deklaratave të vajzave kundër tij, në media të ndryshme.

Roza duket shumë e vendosur në këtë përballje, megjithatë një seancë gjyqësore nuk është një piknik dhe ajo ka pasur nevojë për mbështetjen e njerëzve të saj më të afërt. Sigurisht nuk mund të mungonte mbështetja nga e ëma, aktorja Rita Lati, por edhe shoqja e mirë e Rozës.

Rita që Roza e ka të regjistruar në telefon me “Kuklla ime”, i ka dërguar një mesazh mbështetjeje një mbrëmje para seancës së gjyqit, ku i tregon që është me të. Fjalët e saj janë me të vërtetë emocionuese.

Sot, Roza ka postuar një foto ku së bashku me Ivën po drekojnë pas gjyqit.

Siç thotë ajo seanca është shtyrë për në datë 20 qershor. Vajzat duket të qeta dhe të sigurta.