Philipp Plein vjen në Tiranë, njihuni me shtëpinë e tij
Takohemi në ish- bllok…
Kishit dëgjuar më parë rreth zhurmave rreth e rrotull për ardhjen e tij në Tiranë? Thashethemi konfirmohet, ai është këtu, dizenjimet e tij unike janë këtu, ai është ekskluzivisht tek ne, në zonën e ish- bllokut, i hapur për të gjithë!
Nëse deri dje ju është dashur të merrni avionin për të shkuar jashte kufijve në mënyrë që të visheshit me Philipp Plein, tashme është e thjeshtë, shihemi në St. Joseph, në shtëpinë e Philipp Plein në Tiranë.
Më në fund, afër nesh erdhi koleksioni i ri pranverë/ verë 2017, veshje për femra e meshkuj të të gjitha kategorive, duke filluar që nga shapkat me gisht, veshjet e plazhit me një design të veçantë e të paeksploruar më parë, çantat fantastike të llojeve e modeleve të ndryshme, për darka e për përdorim të përditshëm. Por jo vetëm kaq, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe xhinset ikonë të firmosura nga Philipp Plein, e kujt nuk do ti pëlqente të kishte një palë të tilla në garderobë…
Gjithsesi, mund të themi se është i gjithi një koleksion për t’u parë nga afër, një katalog në të cilin nuk mungon luksi, nuk mungojnë modelet e veçanta dhe sigurisht që nuk mungojnë kafkat me gurë të çmuar!
E mbani mend emrin e vendit të vetëm ku do të mund ti gjeni? Po ua themi përsëri, po flasim për St. Joseph, një vend ku ndërthuret artistikisht klasi i linjës Billionaire me stilin transgresiv të Philipp Plein, një vend ku gjithashtu ndërthuren bukur interesat e dy target grupeve të ndryshme, t-shirtet dhe xhinset street, me peliçet luksoze dhe këpucët klasike, shkurt dhe qartë, në këtë butik do të mund t’i gjeni të gjitha çfarë kërkoni…
Kur flasim për linjën Billionaire, flasim njëherësh edhe për finesën, për luksin dhe për “burrin klasik” që përqafon artin Billion pa asnjë mëdyshje! Të kompletuar me një total look të kësaj linje, meshkujve shqiptarë s’mund ti mungojnë gjithashtu, aksesorët e tjera luksoze që gjenden në St. Joseph, një portofol Philip Plein, një çantë Billionaire apo një çadër Pasotti…Është e ditur tashmë, klasi mund të blihet, atë e gjeni në qendër të Tiranës, tek St. Joseph!
Prisni, e gjithë risia nuk ka mbaruar akoma, ka edhe të tjera për të thënë…E njihni brandin Philipp Plein Sport? Edhe ai do të vijë shumë shpejt në St. Joseph, me të gjitha koleksionet dhe njëkohësisht me të gjitha showroom-et e botës. Dhe si përfundim, po ju themi atë që të gjithë do të donit të dëgjonit, kjo linjë do të jetë më ekonomike, do të jetë perfekte për një të përditshme plot me ngjyra e me stil.
Ne po ju themi vetëm kaq, të tjerat na i thoni ju pasi të vizitoni butikun më classy në Tiranë…