Ja cili është parfumi i preferuar i Çiljetës

Frangrancë perandorake


Nga Ina Haxhiaj

Menjëherë pas publikimit të Rance 1795 Elise, parfumit perandorak, kushtuar motrës së Napoleon Bonapartit në instagramin e revistës Class, me një aromë tipike franceze, intense pudre dhe tejet të veçantë, një suprizë e këndshme na erdhi nëpërmjet komentit të Çiljeta Xhilagës.

Sigurisht që editoriali jonë është tejet i kujdesshëm dhe selektiv në propozimet që iu ofron lexuesve të tij dhe mrekullitë e gjendura në “Maison de parfum” janë të gjitha të testuara nga vetë ne. Nuk mund të rekomandojmë kurrë produkte dhe artikuj që nuk i kemi provuar më parë mbi lëkurën tonë dhe parfumet e “Maison de Parfum” janë tashmë të vetmit e perzgjedhur nga gjithë redaksia. Gjithashtu, na vjen mirë se po në të njëjtin mendim, për propozimin e këtij muaji nga ky dyqan, Elise, është edhe Çiljeta.

Një emër që ka spikatur gjithmonë për stilin dhe bukurinë e saj, kurrsesi nuk mund t’i veshë vetes një parfum më pak të tillë. Si në çdo gjë tjetër edhe në zgjedhjen e fragrancës jemi te bindur se do të ishte stil, prandaj dhe komenti i saj në Instagram “i preferuari im” është për ne dhe Maison de Parfum, një vlerësim.

Po jua tregojmë edhe njëherë dhe ju se ku mund ta gjeni këtë parfum i cili për vetëm 99 euro sjell në trupin tuaj aromën dhe sharmin perandorak. Dyqanin e gjeni në rrugën Abdyl Frashëri pranë Big Bite dhe së fundmi edhe në qendrën më të re në qytet, Toptani Center.