Pas bujës së madhe mediatike që mori përjashtimi nga Big Brother një natë më parë, Damiano as nuk u lejua të fliste nga studio e spektaklit për arsyet e këtij largimi të beftë për publikun. Megjithatë, përmes një videoje ekskluzive për Fanpage-n e Olti Currit, në një lidhje direkte me Fun Club këtë të diel, Damiano ka shpjeguar pse nuk mund ta thotë arsyen e vërtetë të largimit nga shtëpia.

Ai ka falënderuar të gjithë fansat e tij dhe ka thënë se dëshiron të rrijë i heshtur për pak kohë dhe të mos flasë shumë për detajet e daljes. Por ai ka thënë se ata që janë të zgjuar e kanë kuptuar përse ishte pikërisht ai që doli nga shtëpia.

“Sot dhe mbrëmë kam pasur shumë kontakte nga të gjitha mediat pothuajse, në Shqipëri e Kosovë për të marrë vesh arsyen pse unë dola. Por unë kam vendosur ta mbaj në heshtje, sepse unë jam i bindur që ata që janë të zgjuar e kuptojnë pse unë kam dalë. Por vetëm nëpërmjet Fun Club-it, unë doja t’i përshëndesja dhe t’u përcillja dashurinë të gjithë fansave të mi, të gjithë mbështetësve të mi që kanë votuar, që më kanë pëlqyer e që më kanë komentuar për mua. Doja t’ju them se unë vërtet ju kam ndjerë atje brenda dhe ju detyrohem deri në maksimum. Tani, nëse në Big Brother ka një fitues sivjet, ai jam unë.“