Një muaj më parë, dasma tradicionale e Violet Berishës, vajzës së fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha, u bë lajmi kryesor i të gjitha mediave rozë e portaleve. Fotografi që prej vitesh jeton bashkë me familjen në Amerikë e që vazhdimisht ka mbështetur e promovuar personazhe e vlera të kulturës e traditës shqiptare, edhe dasmën e së bijës e organizoi me çdo detaj shqiptar, deri edhe te veshja me kostum tradicional e më tej te këngët e vallet tipike të dasmës shqiptare.

Dhe një muaj më pas, të gjithë familjarët e miqtë janë mbledhur sërish për dasmën e dhëndrit. Destinacioni këtë herë është Belgjika. Të paktën ky është informacioni që na jep përmes profilit të tij në Instagram Blair Berisha, djali i Fadil Berishës, i cili e ka ndarë me miqtë gëzimin dhe urimin për motrën e tij. Dashurinë e Violetës dhe të Ron Garcia-s, Blair e quan joreale dhe është i lumtur e krenar për çiftin e sapomartuar dhe dashurinë e tyre për njeri-tjetrin.

Në një video që ka postuar në Instagram, Blair ka ndarë edhe vallëzimin tradicional të dasmës, atë të babait dhe vajzës, që nuk ka nevojë të përshkruhet - është shumë emocionues. 

Edhe Ron, bashkëshorti i Violet, ka postuar një foto në Instagramin e tij duke vendosur datën zyrtare të martesës: 22.06.2017. Urime!

 

06.22.17

A post shared by Ron Garcia (@rongarciainc) on