Vetëm kështu do të dukeni stil në mbrëmjen e maturës

Klas dhe elegancë…


Nga Livia Myftari

Pavarësisht se mbrëmja e maturës nuk është më i vetmi vend në të cilin vajzat shprehin stilin e tyre dhe pasionin për modën, ajo vazhdon të mbetet një ndër traditat më të bukura gjatë viteve të gjimnazit.

E ndërsa gjatë të treja viteve, vajzat krijojnë pritshmëritë e tyre në në lidhje me veshjen, flokët, grimin dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me të dukurin, ato në këtë periudhë hulumtojnë gjithashtu edhe për të kuptuar se cili është stili që ato do të donin të përfaqësoheshin në këtë ditë të rëndësishme. Nëse do të donin të dukeshin si princesha, nëse do të donin të guxonin për t’u dukur më ekstravagante dhe sensuale apo nëse do të donin të mbeteshin tek thjeshtësia, klasi dhe eleganca…

Shkurt dhe qartë, për të arritur në një përfundim, na duhet patjetër një vend që i ka të gjitha tipet, modelet dhe ngjyrat e fustaneve…Ne e kemi gjetur një të tillë në fakt dhe bëhet fjalë për një ekspozitë fustanesh të mrekullueshme, pas së cilës fshihet emri dhe shija e Armina Mevlanit, absolutisht blogeres më të famshme në Shqipëri! Këtë herë, sugjerimet e editorialit tonë vijnë nga “Delirium”, një dyqan që të gjitha vajzat e njohin dhe sigurisht që të gjitha i referohen kur kanë për të bërë blerje të rëndësishme për gardërobën e tyre.

Nuk kishte sesi të ndodhte që në gjithë morinë e fustaneve që propozohen në “Delirium”, të mungonin fustanet ceremoniale të firmosura nga dizajnerët më të famshëm të momentit në botë, të tillë si Michael Kors, Cavalli Class, Jovanni apo DVF!

Në një listë përmbledhëse, ne kemi sugjeruar disa nga fustanet që të gjitha vajzat do të mund të gjenin veten, shikojini me vëmendje dhe na thoni më pas cili nga ato do të bëhet i juaji për mbrëmjen e maturës!

Marka: Diane Von Furstenberg
Marka: Diane Von Furstenberg
Marka: Diane Von Furstenberg
Marka: Diane Von Furstenberg
Marka: Diane Von Furstenberg
Marka: Jovani
Marka: Diane Von Furstenberg