Gjysmëfinalja e YFSF u duk se krijoi një debat mes Albërie Hadërgjonajt dhe Arian Òªanit. Shkak u bë performanca Beatrix Ramosajt, e cila solli në skenë një prej këngëve të famshme të këngëtares botërore Celine Dion, “My heart will go on.” Pasi përfundoi, Çani tha se Celine nuk i pëlqente dhe nuk i ngjit si këngëtare. Por Albëria nuk ndau të njëjtin  mendim me të, madje i tha atij se nuk ka si të pëlqejë Celine, sepse ka deklaruar edhe në media se, nëse do të bënte dasmë ndonjë ditë, do të merrte për të kënduar Artjola Toskën.

Kjo deklaratë me humor e Albëries u bë objekt diskutimi edhe në portale, madje në një pjesë prej tyre u konsiderua edhe si fyese ndaj këngëtares së muzikës popullore. Duke shkuar më tej, edhe një deklaratë tjetër e Albëries duke vlerësuar festivalet shqiptare, pa përfshirë Top Fest apo Top Awards, u mendua si e qëllimtë. Por është vetë këngëtarja që ka sqaruar të gjithë zërat për këto “fyerje” të keqkomentuara në media.

Në një status të sotëm të sajin, Albëria ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë qëllim të fyejë mikeshën e saj, këngëtaren e njohur të muzikës popullore dhe as “të godasë” Top Fest apo Top Awards.

Mbrëmjen e kaluar të YFSF u tha se unë i paskam bërë diss Top Festit dhe paskam fol me ironi për miken time, këngëtaren e mrekullueshme Artiolën. Kjo nuk ndodh kurrë! Do t’ju lutesha të kuptoni kur njeriu flet pa të keq dhe bën shaka. Sa i perket festivalit Top Fest, me sa e di, nuk bëhet më. Për Top Awards nuk kam qenë prezente ndonjëherë. Ndodh njeriu për momemtin harron për të përmendur edhe shumë festivale tjera të rëndësishme. Kjo jo për t’u justifikuar, por për dashurinë që kam për Artiolën dhe Top Median.