Që postimet e Tunës kthehen në lajm gjithmonë dhe aq më shumë tani që është në pritje të fëmijës, e kemi parë. Ndoshta kjo e ka bezdisur këngëtaren e cila ka vendosur të vërë në lojë portalet.

Me të hyrë 1 prilli, ajo shkruajti në faqen e saj FB, emrin Abel, që u mor si zbulim i emrit të djalit të këngëtares. Mirëpo mesa duket ka qenë një shaka.

“Kam mundur të jem portal e të postoj këso statuse cdo dit' e jo vetëm për 1 Prill!”, thotë Tuna. Kjo është e vërtetë.

Me sa duket, ato që shkruan, të paktën këto kohë, në faqet e saj, do të thotë që nuk u dashkan marrë seriozisht.

Sa për sot, në gënjeshtrën e 1 prillit, kanë rënë dhe shumë miq e të njohur të Tunës dhe Patrisit që e kanë marrë madje sikur ai status lajmëronte lindjen e djalit, përfshirë dhe emra të njohur të muzikës, si Teuta Kurti.

Por 1 prill është, ndoshta dhe ky statusi i dytë, është një shaka tjetër nga Tuna. Mos do ishte më mirë ta linim të qetë këngëtaren e bukur në pritje të ëmbël? Edhe pse duket sikur kjo lojë me portalet, po e argëton…

Gjithsesi, Abel ishte emër i bukur.