Peshku engjëll

Ai të shikon në sy me një shikim prej të pafajshmi. Është shumë i ëmbël, i ndjeshëm dhe ti mund ta bësh çfarë të duash. Mund ta nervozosh në maksimum dhe ai të vazhdojë të qëndrojë sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke mos humbur durimin dhe pozitivitetin e tij. Dhe meqënëse nuk mund ta vrasësh, e vetmja gjë që mbetet është ta duash. Ta përqafosh dhe mos e lesh të largohet kurrë prej teje. Nëse të rastis një mashkull me shenjën Peshqit i tillë, mbaje! Qëndroji afër, foli ëmbël dhe bashkë mund të përshkroni rrugën në të cilën ti do të tregosh drejtimin. Vetëm një gjë do të kesh kujdes. Ky lloj peshku nuk e duron dot presionin…

Sepje

Është lloji i mashkullit që bën gjithçka. Di të jetë i ëmbël dhe i rreptë njëkohësisht. Gënjeshtrën e ka në majë të gjuhës dhe di t’i turbullojë ujërat shumë mirë. Nuk do të të lëndojë, por as nuk do të të lejojë të bësh çfarë të duash me të. Edhe pse mund të të dojë, asnjëherë nuk do ia dalësh ta lidhësh. Ndaj e vetmja gjë që të mbetet të bësh, nëse e do, është të shkosh me ujërat e tij. Kështu që më mirë ta shijosh ashtu siç është sesa të mundohesh ta ndryshosh.

Peshkaqeni

Është mashkulli më tërheqës nga të gjithë. Është nga ata Peshq, që kur e ke njohur nuk ta ka shkuar në mendje kurrë që mund të jetë shenja Peshqit. Është pikërisht versioni më i keq i një mashkulli Peshqit. Shumë i zgjuar, i shpejtë, aspak i pafajshëm dhe viktimë, i mbushur me vetëbesim. Ndaj duhet të tregohesh e kujdesshme, sepse bukuria e tij është helmuese, ashtu siç janë edhe reagimet e tij në shumicën e rasteve. Ndaj me meshkuj si ky është mirë të mos eksperimetosh shumë, sepse ai nëse ndien gjak…do të të bëjë copa të vogla dhe nuk të shpëton as shopping therapy as vajtimi në grup me shoqet. Kujdes! Ky peshk kafshon!