Përdorimi i deodorantit është bërë një veprim rutinë i çdo mëngjesi. Ndoshta ke vite me radhë që blen të njëjtën markë deodoranti dhe që të duket se funksionon shumë mirë, por pikërisht këtu ka diçka që duhet ta dish, për më tepër që tani ka më shumë informacion për ndikimet e dëmshme që ka deodoranti. Për njërin prej veprimeve më të thjeshta e të sigurta të mëngjesit, ka diçka që duhet ta dish.

Një problem shumë i madh është që deodoranti mund të vrasë bakteret e dobishme të sqetullave. Natyrisht, të gjithë duan që trupi të jetë i ndjeshëm ndaj baktereve të caktuara. Sipas Dr. Mercola, nga një studim i bërë kohët e fundit, rezultoi se përdorimi i përhershëm i deodorantëve ka një efekt të rëndësishëm në densitetin bakterial të sqetulllave. Njerëzit që përdornin të njëjtin deodorant për një kohë shumë të gjatë, kishin sqetulla të dominuara nga Staphylocoçaceae, që mund të jenë edhe i dëmshëm. Ndërsa ata njerëz që nuk përdornin deodorant, ishin të dominuar nga Corynebacterium, që shkakton erën e trupit, por është baktere pozitive që mbron nga patogjenët. Deodorantët ndërhyjnë me bakteret natyrore të trupit dhe mund të jenë të rrezikshme.

Një problem tjetër me deodorantët është se mund të rrisin bakteret që prodhojnë erën e keqe në sqetull. Dr. Mercola thotë: “Arsyeja e erës është sepse bakteret që jetojnë në sqetull kthejnë lipidet dhe aminoacidet e gjetura në djersë në substanca me një erë të dallueshme." Shumë deodorantë përmbajnë alumin për të luftuar erën e keqe. Megjithatë, deodorantët zbuloi ndikojnë në ekuilibrin bakterial në sqetulla.

Së fundi, është përfolur edhe lidhja e  deodorantit dhe kancerit, veçanërisht kancerit të gjirit. Shumë deodorantë përmbajnë parabene dhe alumin, të cilat mund të absorbohen përmes lëkurës dhe të kenë efekte estrogjene. Kjo është shqetësuese, sepse estrogjeni nxit rritjen e qelizave të kancerit të gjirit. Megjithatë, nuk ka prova të forta që mbështesin këto teori.

Tani që i di dobësitë e përdorimit të deodorantit, investo në deodorantët natyralë që nuk janë bërë me kimikate të dëmshme.