Çfarë të veshim kur është shumë nxehtë për të veshur rroba

Ditari i verës…


Nga Livia Myftari

Është ajo kohë e vitit në të cilën gjëja e vetme që mendojmë, është mënyra sesi duhet të vishemi për të qënë komodë e për t’i bërë ballë nxehtësisë që përçojnë rrezet e diellit, në mënyrën më të mirë të mundshme! Është ajo kohë kur e vetmja rrugë për të ndjerë freskinë është vajtja në plazh e qëndrimi me orë të tëra në bregun e detit… Por, a mundemi që të gjitha ditët e verës t’i kalojmë në plazh të veshur me rroba banjo? Sigurisht që jo, sepse perditshmëria e punës dhe aktiviteteve të tjera na dikton gjithnjë e më shumë, tek veshjet formale por jo të zakonshme.

Në stinën e verës, veshjet që preferohen më shumë janë ato të materialeve të lehta, të freskëta dhe pse jo të një linje më sportive, duke hequr mënjanë copat dhe modelet e fustaneve që janë të parehatshme dhe të papërshtatshme për stinën e nxehtë të verës!

Ajo që editoriali ynë sugjeron si zgjidhjen më të mirë për t’i bërë ballë vapës janë veshjet e thjeshta e të pambukëta, stili light që na e përcjell më së miri Terranova, një dyqan i cili na kutjon sa herë që e shohim, zonën e komfortit për trupin tonë e duke mos mbetur vetëm aty, ajo përcjell gjithashtu edhe trendin e kohës me çmime shumë të favorshme.

Nëse ende nuk e keni vizituar Terranovën, ne ju themi që është një “must” për stinën e verës dhe duhet me patjetër t’ia besoni asaj gardërobën e pushimeve tuaja. Për fustane të lirshme me printe verore apo edhe për një t-shirt të thjeshtë, jeni në vendin e duhur që të dukeni bukur dhe njëkohësisht të ndjeni freskinë edhe pse është nxehtë.

Tendenca e ditëve të sotme po shkon drejt stilit Terranova, ndaj edhe ne duhet t’i përshtatemi duke u veshur më tepër “casual” dhe duke përqafuar linjën që ky brand na sugjeron çdo ditë, çdo stinë…

Të gjithë koleksionin e verës do ta gjeni me 70% ulje, ndaj duhet të nxitoni për të bërë tuajat veshjet trendy të etiketës Terranova! Të lira, cilësore dhe plot stil, veshjet e sezonit janë gati për t’u bërë tuajat!