Ata u dashuruan brenda shtëpisë së Big Brother, dhe e vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë kësaj loje. Po flasim për Donën dhe Musain, një çift ky mjaft i pëlqyer i Big Brother 9.

Duke qenë se çifti për momentin jetojnë në dy shtete të ndryshme, Musa në Itali ndërsa Dona në Shqipëri, njerëzit kanë filluar të dyshojnë se mos ka pasur një krisje në raportin e tyre.

Këto dyshime janë shtuar edhe pas publikimit të disa fotove nga Dona, ku shihet në krah të një modeli.

Në fakt ato foto duken që janë realizuar në një set fotografik për një reklamë, ose diçka të ngjashme pasi Dona është modele.

Por gjithsesi Dona përmes një mesazhi në Instastory e ka thënë fjalën e saj, duke jua mbyllur gojën gojën të gjithëve, pasi ajo shpjegimet ia jep vetëm të dashurit të saj.

“Dua t’ju tregoj që puna që bëj më bën të rri me shumë njerëz e kam shumë shoqëri, por jam mjaftueshëm e pjekur për të mos gabuar. Nuk dua më këshilla nga askush dhe mos u shqetësoni ju më shumë se ne për jetën tonë. Ju duam shumë dhe ju respektojmë, ama nuk dua të më tregoni çfarë duhet të bëj dhe si duhet të sillem, sepse këto shpjegime ja jap vetëm të dashurit tim. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin!”,- shkruan ish-banorja.