Në momentin që do të vendosni t’i ndërprisni dhënien e gjirit bebes tuaj nuk duhet ta beni menjëherë.

Disa fëmijë e ndalojnë spontanisht pirjen e gjirit, ndërsa të tjerë mund të vazhdojnë të pijnë deri pas moshës 2-vjeçare. Mënyra më e mirë e ndërprerjes është pa mjekime. Për këtë do t’ju japim disa këshilla:

1-Eleminoni një vakt
Nëse ju duhet t’i ktheheni punës dhe ushqeni beben tuaj me gji, kjo do të rezultojë e lodhshme. Ju mund të tërhiqni qumësht me pompë dhe ta vendosni atë në frigorifer me qëllim që personi që kujdeset për fëmijën tuaj ta ushqejeë gjatë mungesës suaj në shtëpi, por nëse do t’ju duhet të zgjoheni herët në mëngjes ushqyerja me gji gjatë natës do të jetë mjaft e lodhshme për ju, prandaj ju mund të filloni të ndërprisni dhënien e gjirit gjatë natës.


2-Informohuni për pasojat e ndërprerjes së gjirit
Disa nga ju mendojnë se me ndërprerjen e gjirit fëmija do teë flejë meë rehat gjatë natës, duke mos u zgjuar vazhdimisht për të pirë. Duhet të dini se feëmija edhe pse do t’i ndërprisni gjirin do të vazhdojë të zgjohet natën duke ju kërkuar vazhdimisht dhe ju duhet të keni durim ta qetësoni. Gjithashtu duhet të dini se fëmijët që ushqehen me qumësht artificial vuajnë më shumë nga kapsllëku se femijët që ushqehen me qumësht gjiri.


3-Ndërpriteni dalëngadalë
Pavarësisht motivit që po ndërprisni gjidhënien duhet ta bëni dalëngadalë për dy arsye:
-Bllokimin e gjendrave të qumështit. Nëse e ndërprisni menjehere ato do te bllokohen duke rrezikuar kështu krijimin e mastitit në gjoks, prandaj është më mirë ta ndërprisni gradualisht. Nëse nga një vakt në tjetrin shikoni se gjoksi tejmbushet, shtrydheni me dorë dhe mos i jepni të pijë.
-Evitimin e vuajtjes të bebes. Nëse e ndërprisni menjëherë gjidhënien bebi juaj do të vuajë më shumë në krahasim me atë dalëngadalë. Ndërprisni në fillim vaktet e panevojshme jepini feëmijës ato më kryesoret. Nuk duhet t’i jepni të pijë kur e shikoni që nuk ka uri, por thjesht do të “luajë”.
Momentet më të veështira janë ato para gjumit dhe gjate natës. Nëse keni mundësi t’ju ndihmojë dikush për ta vënë në gjumë do të jetë më e lehtë për ju. Nëse ju ka pranë fëmija juaj nuk mund të rrijë pa kërkuar të futet në gjoks.


5-Mos i ofroni gjoksin nëse nuk e kërkon
Shpesh për të qetësuar feëmijën shumë nga ju i ofrojnë gjoksin edhe pse fëmija në ato momente mund të mos jetë i inetresuar. Kjo nuk duhet bërë nëse keni vendosur të ndërprisni gjidhënien, pasi duke mos ja ofruar gjoksin kur nuk e kërkon do të kuptoni kështu cilat janë vaktet kur ai vërtet ka nevojë të pijë për uri./

Burimi ''përnënat.al''