10 produktet që do të ndryshojnë lëkurën e fytyrës suaj përgjithmonë

Të gjitha në një vend…


Nga Livia Myftari

Kujdesi për lëkurën nuk përbën thjesht një zakon rutinë të cilin duhet ta ndjekim me rigorozitet, ai gjithashtu është pjesë e mënyrës sesi ne jetojmë, si trajtojmë veten dhe sa rëndësi i kushtojmë lëkurës së fytyrës me anë të produkteve që zgjedhim për të përdorur…

Ndodh pothuajse çdo herë që pas 1 ore makeup që bëjmë për t’u dukur bukur, të fillojmë të mendojmë për mënyrën sesi do ta heqim atë në fund të ditës dhe për më tepër çfarë produkti do përdorim për fytyrën, në mënyrë që ajo të mbetet e hidratuar gjatë gjithë natës.

Editoriali ynë ju prezanton me produktet “vip” që do t’i nevojiten lëkurës tuaj në mënyrë që ajo të jetë e hidratuar, e rigjeneruar dhe në përfundim të gjithë aktivitetit ditor, e butë si mëndafshi… E kemi fjalën për larësin dhe “makeup remover”, kremin e ditës, të natës, serumet, etj.

Mënyra e vetme që ju të zgjidhni produktet e duhura për lëkurën e fytyrës tuaj është pikërisht gjetja e vendit që ua server ato me çmimet më të arsyeshme dhe sigurisht me cilësi maksimale!

Etos&al përbën një nga vendet më të besueshme kur vjen fjala te produktet kozmetike pasi aty ne gjejmë emrat më në zë të kozmetikës në botë dhe kemi mundësi t’i kombinojmë ato si të na duket ne më e përshtatshme. Larësi dhe toniku Clinique janë një must për lëkurën e sapo pastruar nga makeup, ato e pastrojnë atë në thellësi atë duke e bërë gati për vendosjen e kremit hidratant!

Sigurisht që këtyre sugjerimeve s’mund t’i mungonin produktet Collistar, maskat dhe eksfoliantet janë të mrekullueshme e i shërbejnë lëkurës tuaj sa herë që ju i përdorni… La prairie dhe Este Lauder janë gjithashtu në listën e produkteve më të mira për lëkurën e natyrisht  që mund t’i gjeni të ekspozuara në të gjitha pikat Etos&al!

Kujdesi për lëkurën është gjëja e vetme që s’duhet lënë kurrë pas dore ndaj atë duhet t’ja besoni Etos&al, vendit që ju drejton gjithmone te brandet më të mira të momentit në botë! Për më shumë artikuj nga Etos&al klikoni këtu.