Që kur Alis, vajza e dytë e Blendi Fevziut, erdhi në jetë 2 vjet më parë, për moderatorin e njohur jeta mori rrjedhë tjetër. Plot 13 vjet pas vajzës së parë, Mishel, Blendi gati-gati i kishte harruar vitet e para si baba. Por ndryshe nga koha me Mishelin, siç ka treguar shpesh moderatori i “Opinion”, me Alis ai ka qenë edhe më pranë, aq sa është përpjekur të shijojë me të çdo moment të rritjes, pavarësisht angazhimeve.

Sot, Alis feston 2-vjetorin e lindjes dhe për moderatorin e “Opinion” nuk ka gëzim më të madh. Kjo duket edhe nga fotot që Blendi ka postuar në profilin e tij në Instagram në një festë që flet vetëm emrin e saj.

Pamja e re që ka marrë shtëpia e Blendit është vënë në shërbim të vogëlushes, e cila, si një vit më e madhe, e shijon edhe më shumë vëmendjen ndaj vetes.

Edhe pse një festë private, siç duket nga këto foto, për Blendin gëzimi i kësaj ditëlindjeje nuk mund të mbahet vetëm për vete. Në foto, ai duket duke i bërë qejfin vogëlushes, e cila është argëtuar me lodrat, tullumbacet dhe të gjithë miqtë e ftuar në gëzimin e saj.