Anaid Kaloti, ish-fitues i edicionit të 6-të të Big Brother, vazhdimisht rrëmben vëmendjen mediatike jo vetëm për projektet e tij të reja në politikë dhe profesionin si gazetar, por sidomos për jetën private dhe shoqërinë me shumë prej vajzave të njohura të showbiz-it.
I ftuar pasditen e sotme në Top Channel, Anaidi rrëfeu se shumë shpejt ai do të prezantohet me një projekt në ekran. Pritet së shpejti të vijë me një emision të ri reality show, ku do ketë edhe rolin e regjisorit.
Por çfarë ndodh me jetën private të Anaidit? Pyetjes nëse është single apo në një lidhje, Anaidi pohon se nuk ka të dashur: “Femra është një përkushtim shumë i madh, së cilës duhet t’i japësh maksimumin që ti mund të nxjerrësh nga vetja. Unë tani nuk kam kohë për këtë”, – thotë ai duke shmangur indirekt edhe ngacmimin tjetër: historia me Oriola Marashin: “Nuk dua ta komentoj këtë pjesë. Është e vërtetë, kemi dalë publikisht bashkë, por nuk kemi pse të flasim më për njëri-tjetrin, për sa kohë që nuk jemi afër. Unë i uroj suksese, gjithë të mirat në jetë…”
Ndërsa daljet në publik me ish-banoren e këtij edicioni të Big Brother, Armelën, ai i arsyeton vetëm me një shoqëri të mirë mes tyre.
Edhe pse nuk e ka kërkuar me ngulm vëmendjen e mediave dhe portaleve, Anaidi e ka pasur të pamundur të qëndrojë larg, por kjo gjë, thotë ai, nuk e bezdis aspak: “Nuk më bezdis aspak. Unë kam jetuar 100 ditë poshtë kamerave dhe jam mësuar me këtë pjesë, por edhe mosha që kam tani nuk më jep akses të jem pjesë e portaleve dhe gazetave. Mendoj se duhet t’i japësh pak rëndësi asaj që di të bësh e jo asaj që ti do të shfaqësh.”