Revista Time ka shpallur “Njeriun e vitit”. Time ka publikuar edhe kopertinën e këtij numri, ku nuk shohim një, por pesë gra që janë aty sepse patën guximin të denonconin dhunën ose ngacmimet seksuale duke nisur një lëvizje. “Ato që thyhen heshtjen” përfshijnë edhe figura të njohura si Taylor Swift.

Në kopertinë, veç fytyrave shihet edhe një krah, që i përket një punonjëseje spitali nga Texas-i, e cila nuk ka pasur guximin të dëshmojë dhunën seksuale, nga frika që kjo do prekte familjen e saj.

Guximi i të parave është një mbështetje dhe për të tjerat. Ngacmimet seksuale kanë qenë një temë shumë e përfolur këto muaj me shumë skandale që janë bërë publike.

Këto gra janë ndër të parat që folën. Time ka bërë një zgjedhje të shkëlqyer!