Shtëpiza e Down Syndrome Albania do të jetë sërish pjesë e fshatit të festave.
Drejtoresha e DSA denoncoi e revoltuar masën që Drejtoria e Tatimeve kishte marrë ndaj një fondacioni bamirësie. Shtëpiza e Lepurasheve u mbyll për shkak se Drejtoria e Tatimeve kërkonte një NIPT sekondar për këtë aktivitet, ndërkohë që procedurat, sipas drejtoreshës së DSA, po zgjateshin nga institucionet shtetërore.
Megjithatë duket se gjithçka është kthyer si më parë. Emanuela Pepkola Zaimi njoftoi mbrëmë që shtëpiza ishte rihapur. Të ardhurat nga produktet e blera pranë kësaj shtëpize shkojnë për fondacionin DSA që trajton falas fëmijët me këtë sindromë.
Emanuela Pepkola Zaimi ka falënderuar stafin e Drejtorisë së Tatimeve, për veprimet e shpejta që mundësuan rihapjen e këtij aktiviteti.
"U rihapem ne...ketu gjej rast te falenderoj me zemer ata qe mbeshtesin shtepizen: @Spot Communications, Agna Group, @Bianchi Vending group, Connext Albania dhe @2AF Albania Group. Falenderojme gjithashtu cunat e tatimeve per gatishmerine e treguar ne kohe rekord per te ricelur shtepizen. Perqafime per vullnetaret dhe klientet e shtepizes!", shkruan drejtoresha e DSA.
Shtëpiza mban numrin 25. Nëse kaloni nga fshati i festave, ndaloni për një çokollatë, apo verë të ngrohtë. Aty do ju ngrohet dhe zemra!