Janë tronditëse rezultatet e studimit të fundit, i cili tregon se përdorimi dendur i teknologjisë, pajisjeve dixhitale apo lojërat e ndryshme në smartphone para gjumit çojnë deri në obezitet.

Nëse fëmijët e kanë kthyer në rutinë tashmë lojën me smartphone para se të flenë, mund të përballen me një rrezik gjithmonë e në rritje për obezitet, paralajmëron studimi.

Rezultatet treguan se fëmijët që përdorin pajisje dixhitale si televizori apo lojëra në smartphone kanë një mesatre me rreth 30 minuta më pak gjumë se ata që nuk i përdorin.

Ky veprim para gjumit jo vetëm që shkakton lodhje dhe probleme të përqëndrimit, por njëkohësisht shkatërron edhe regjimin ushqimor të fëmijëve, theksojnë studiuesit.

"Ne pamë që teknologjia është e lidhur ngushtë me gjumin dhe ndikon për ta ulur këtë kohë",- tha Caitlyn Fuller, studiuese në Universitetin e Pensilvanisë.

Studimi i publikuar në gazetën “Global Pediatric Health”, mori në shqyrtim sjelljen e 234 fëmijëve, mes moshës 8 dhe 17 vjeç, të cilët kishin marrëdhënie të ndryshme me teknologjinë.

Në fund, studimi specifikoi se një veprim i tillë i përnatshëm (përdorim i dendur i teknologjisë), i bën fëmijët të ndihen edhe më të lodhur në mëngjes.

Sipas rekomandimeve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), prindërit duhet të vendosin kufij për përdorimin e teknologjisë dhe një prej tyre është edhe gjumi.