Photoshop-i krijon gafa në fotot e amatorëve, por ndonjëherë edhe profesionistët bien në bllofin e tij, siç ka ndodhur në fotot e një prej revistave më të njohura të botës, Vanity Fair.

Reese Witherspoon u ka kërkuar fansave ta pranojnë siç është, pasi kopertina e fundit e Vanity Fair e shfaqi atë me një këmbë të tretë.

Ajo është një nga 12 aktoret e njohura që Annie Leibovitz ka fotografuar për numrin e revistës kushtuar Hollywood-it që publikohet çdo vit gjatë sezonit të çmimeve.  

Vanity Fair ka thënë që këmba e tretë e Witherspoon është, në fakt, "pjesa e brendshme e fustanit".

Megjithatë, aktorja nuk është e vetmja që i është dhënë një gjymtyrë shtesë.

Në foton tjetër, Oprah Winfrey duket sikur ka dhe një dorë të tretë.

Dy gratë e njohura bënë shaka me këtë gjithsesi.

"Ok...mendoj që të gjithë e mësuan tashmë...unë kam 3 këmbë. Shpresoj që ju të më pranoni sërish kështu siç jam. Dhe nuk do kërkoj kurrë falje që i jam ngjitur Oprah Winfrey-t...nëse ju jepet mundësia,  do jua rekomandoja", shkruan biondja simpatike.

Oprah i është përgjigjur.

"Unë e pranoj këmbën tënde të tretë. Siç e di, që ti e pranon dorën time të tretë."

Vanity Fair bëri shaka për këtë gabim gjithashtu, duke pyetur se "si Oprah mund t'i xhonglonte të gjitha, vetëm me dy duar?!", edhe pse jo një çmim presidencial, siç ka thënë ajo.

Revista e ka trajtuar me humor dhe elementin tjetër te Reese, duke shkruar që edhe pse do kishin dashur të kishin ekskluzivitetin e tre këmbëve, është thjesht pjesa e brendshme e fustanit të saj.  

Ndërkaq, James Franco është hequr nga kopertina edhe pse u fotgrafua fillimisht nga Leibovitz dhe u intervistua nga revista.

Kjo ndodhi pasi Franco u akuzua për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme nga pesë gra, përfshirë studente të shkollës së tij të aktrimit.

"Ne vendosëm të mos e përfshinim James Franco-n në kopertinën e Hollywood kur mësuam për akuzat ndaj tij për sjellje të pahijshme", ka thënë një burim.

Vanity Fair ndërkaq ka hequr nga faqja foton e pasaktë me Oprah-n.