Muzeu i Akulloreve ka qenë zgjedhja fantastike për një set të jashtëzakonshëm fotosh që një çift ka zgjedhur për një ditë të shënuar të jetës së tyre.

Dy adhurues të ëmbëlsirave dhe sidomos akullores, Jessica dhe Stefan nuk mund të bënin zgjedhje më origjinale sesa ky vend për të ngrirë momentin e tyre të ëmbël.

Duke u drejtuar së bashku me fotografin në muzeun e ‘Pop-up’ në Los Angeles, çifi ka regjistruar momentet më të bukura mes ëmbëlsirave të ngrira. Me ngjyra, me detaje, me momente unike, fotot e Jessica-s dhe Stefan-it janë përhapur dhe janë pëlqyer shumë në të gjithë rrjetin. 

Shikoni fotot e albumit të tyre të adhurueshëm.