Dita e djeshme ishte e mbushur me mesazhe dashurie. E sigurisht që të gjithë personazhet e famshëm postuan foto me partnerët e tyre.

Ndër ta ishin dhe çifti Obama.

Michelle ka zgjedhur që t’ia urojë festën e Shën Valentinit të shoqit, presidentit të 44 të SHBA, me një listë prej 44 këngësh.

Ndërsa Barack ka postuar një foto ku çifti shfaqen të përqafuar në natyrë e ai ka shkruar thjesht: “Gëzuar Shën Valentinin @MichelleObama. Ti e bën çdo ditë dhe çdo vend më të mirë.”

Ata të dy janë shembulli perfekt se si nuk ka nevojë për urime të gjata e dhurata të shtrenjta për të shprehur dashurinë.