Kursi online ndërkombëtar, i organizuar nga Universiteti i Bristolit, ndër më të mirët në Angli, ka përzgjedhur studentë nga gjithë bota, të cilët do të studiojnë modelet e turizmit kulturor nga gjithë bota. Ndër tyre, model nga Shqipëria është zgjedhur Parku Kombëtar i Butrintit.

 Sipas Future Learn, Butrinti është një nga modelet më me interes për t’u studiuar nga kursi.

Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit është përzgjedhur si person i cili do të drejtojë këtë program online ku janë rregjistruar studentë nga e gjithë bota.