7 dhe 8 Marsi po vjen dhe ne të gjithë po mendojmë dhuratën e duhur për mamatë dhe mësuesit. Ka plot ide, por disa janë më të veçantat. Infokult.al ka marrë disa ide nga botuesja Arlinda Dudaj për dhuratë për mamatë dhe mësuesit dhe për të ditur më mirë a është libri shpesh herë një zgjedhje për dhuratë?

Botuesja Dudaj tha se së fundmi dhurimi i librave për festa apo për ditëlindje është kthyer në një trend. E në fakt, ku ka më bukur se sa një libër për dhuratë…

Sipas zonjës Dudaj, 5 librat më të mirë për mësuesit janë:

Armik mik i dashur – Alice Munro

Një zemër kaq e Bardhë – Javier Marias

Mashtruesi – Javier Cercas

Franz Kafka – Vepra e plotë

Djem për jetë – Paolo Pasolini

Ndërsa pesë librat më interesantë që mund t’ua bëjmë dhuratë mamave janë:

Një grua e denjë – Sveva Casati Modignani

Një burrë – Oriana Fallaci

E shtrenjta jetë – Alice Munro

Ishulli nën det – Isabel Allende

Eleganca e Iriqit – Muriel Barbery

Po pse Arlinda propozoi këto zgjedhje? “Kam zgjedhur letërsi të përshtatshme si për mësueset, ashtu edhe për mamatë. Pra diçka më të vështirë për mësuesit. Gjithsesi letërsi jo e mërzitshme, por letërsi e zgjedhur që të jep kënaqësi. Pjesa e dytë e librave është më e përshtatshme për gratë, por jo më pak e rëndësishme.