Rreth 1.000 foto të zgjedhura nga momenti më i bukur i jetës – ai i lindjes – janë paraqitur në një konkurs me rastin e përvjetorit të ‘Birth Photography Contest’. Fotot e shpallura si fitueset e vitit 2018 janë disa nga imazhet më të mahnitshme që mund të keni parë ndonjëherë.

Këto imazhe janë marrë në mbarë botën, duke shfaqur lindjen e një fëmije në shtëpi, spital apo edhe qendra të lindjes", thuhet në faqen e fituesve. "Ne besojmë se këto foto janë frymëzuese dhe ju ndryshojnë jetën. Jemi shumë të lumtur që po e ndajmë këtë koleksion me ju."

Me siguri, do të pajtoheni të gjithë pasi t’i shihni këto foto (shikoni lindjen, ushqyerjen me gji dhe çastin e parë pas lindjes).