Sensibilizimi ndaj historive njerëzore të trishta, kategorive në nevojë të shoqërisë shqiptare, shpesh ka gjetur përkrahje jo vetëm nga grupet e biznesit, apo individ të rëndësishëm të këtij vendi, por edhe nga personazhe të famshëm të showbiz-it të cilët i janë bashkuar kësi nismave me një qëllim pozitiv.

Një i tillë është edhe koncerti që do të organizohet në datë 11 Prill në sheshin Skëndërbej në kryeqytet. E kanë quajtur "Një këngë për jetën", këtë koncert bamirësie në të cilin do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur shqiptar, si Aurela Gaçe, Sidrit Bejleri, Eli Fara, Xhensila Myrtezaj, apo aktorët Mirush Kabashi e Bujar Asqeriu.

Qysh sot të gjithë VIP-at kanë nisur promovimin e kësaj nisme nëpër rrjetet e tyre sociale, ndërsa të ardhurat nga shitja e biletave të koncertit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë që vuajnë nga kanceri.

Një kauzë kaq kuptimplotë dhe një nismë që ia vlen të duartrokitet gjatë! Bravo artistëve shqiptar!