Kur @TheDalaiMama shtroi një pyetje në mediat sociale, Twitter, për të përshkruar dashurinë pa e përdorur fjalën "dashuri", shumë prej ndjekësve propozuan variante e tyre. Të gjitha përgjigjet ishin që nga më poetiket deri tek më qesharaket.

Çfarë është dashuria? A nuk është ajo ndjenja e papërshkrueshme, ai emocioni i mistershëm, të cilin askush nuk ka ditur ta shpjegojë dot me fjalë? Asaj i janë kushtuar miliona këngë, saga dhe poema, por edhe sot e kësaj dite mbetet një ndjenjë e papërshkrueshme – për çdokënd, përshkrimi i dashurisë është i ndryshëm.

Dashuria është përkushtim, është çmenduri, por është edhe një ndjenjë vetëmohuese. Kështu, kur @TheDalaiMama pyeti në median sociale për ta përshkruar dashurinë pa e përmendur këtë fjalë, iu propozuan shumë alternativa. Përgjigjet ishin që nga më poetiket deri tek më qesharaket.

Që nga “dashuria është një picë”, shumë të tjerë u munduan ta çonin përshkrimin më shumë se dashuria për një ushqim. Ka nga ata që thonë se “janë fluturat në stomak”, ka të tjerë të cilët mendojnë se dashuria “është frymëmarrje”, “pasion”, “një çokollatë e ngrohtë” e shumë të tjera si këto.

Më tutje, ka edhe përshkrime më poetike, të cilat njerëzit, sido që të jetë, i shprehin sipas mënyrave të tyre: “Është poezia që të vë në gjumë dhe të zgjon në mëngjes”, “është melodia më e ëmbël”, “është shtëpia në të cilën mezi pret të shkosh”, “është gjithçka njeriu ka nevojë në jetë

Ok, ka me mijëra përshkrime, por të vërtetin askush nuk ka arritur ta gjejë.

Po ju, a mundeni ta përshkruani dashurinë pa e përsorur fjalën “dashuri”?