Përse një bluzë do të kushtonte padyshim më shumë se 700.000$? Çfarë historie duhet të tregojë ajo që ta meritojë këtë çmim? Së pari dhe arsyeja më interesante, ajo është 1000 vjeç! Së dyti, bluza e sapo gjetur i përket një perandorie të humbur tashmë dhe vetë dizajni që ajo përfaqëson tregon që gjithmonë veshjet janë përdorur për të shprehur fuqinë dhe pushtetin mijëra vjeçar…

Këmisha e florinjtë prej mëndafshi do të jetë në ankand në Londër në 25 prill dhe kushdo që e ka parë nga afër beson se vlera dhe gjendja aktuale e saj është e jashtëzakonshme.

Kjo këmishë është e dekoruar me pata të vogla të cilat mbajnë të veshura shaj dhe perla në qafë si dhe me motive zemrash e formash të tjera… Janë pikërisht ato që e zbulojnë origjinën e vërtetë të saj…

Ka të ngjarë që kjo këmishë t’i përkasë kohës së perandorisë Sogdiane e gjendur më parë në Uzbekistanin e sotëm dhe e mbushur me tregëtarë të shumtë kuajsh, parfumesh e mëndafshi.

Mendoni se ja vlen të paguani kaq shumë për t’u kthyer 1000 vjet pas në kohë?