Personazhet e njohur kanë qasje gjithmonë për më të mirën apo jo? Pra, kur ata zbulojnë një trend, të gjithë e dimë se ai duhet ndjekur. Këtë pranverë, të gjitha blogeret, të gjitha dyqanet e modës, por edhe stilistët në sfilatat e tyre e në javët e modës kudo në botë kanë zbuluar se xhinset që të tregojnë këmbët e gjata janë vetëm një stil – ai i mamit.

Pavarësisht markës, ato që quhen si “mom jeans”, një stil cool i viteve ’90, këtë pranverë janë rikthyer edhe më dominuese. Ky stil ka një listë të gjatë emrash të njohur, si Emma Stone, Sarah Jessica Parker, Jessica Alba e shumë të tjerë. Personazhet e njohur e kanë zgjedhur këtë model, sepse u tregon këmbët më të gjata.  

Në veshjet e tyre, xhinset janë elementi kryesor, madje edhe për shumë vajza, yjet e Hollywood-it janë përherë model stili.

Sipas blogereve të njohura, ky model xhinsesh është një prej më të preferuarëve të personazheve të njohur.

 

Let’s make this moment last

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Edhe Armina Mevlani e ka kuptuar prej kohësh këtë.