Fustanet e bardha që parakaluan në sfilatën e djeshme të organizuar në Barcelonë, nga stilistja e njohur që përfaqëson një brand unik siç është Rosa Clara, i dhanë gjithë magjinë e dëshiruar ajrit të qytetit spanjoll. Silueta sensuale me efekte romantike, nuse që reflektojnë në perfeksion imazhin elegant, qëndisma dhe  detaje të dala nga mjeshtëria e artizanatit të stilistes spanjolle, bën që ky koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë për vitin 2018-të të marrë gjithë vëmendjen mediatike.

Rosa Clara është një brand lider për fustanet e nusërisë dhe ato të mbrëmjes në Spanjë, por edhe në Europë. Emri dhe fama janë një histori suksesi, si produkt i punës dhe vizionit të një gruaje të thjeshtë, por me ide të qarta në biznes. Lider në tregun europian, si edhe një nga eksportueset kryesore në tregjet e mëdha si Kina dhe Amerika Latine, tashmë prej dy vitesh Rosa Clara është brand ekskluziv edhe në showroom-in e Alketa Vejsiut dhe Class AV. Pikërisht, për të prekur nga afër bukurinë e formës femërore dhe magjinë nën petkun e këtyre fustaneve të koleksionit të ri për 2018-ën, Alketa Vejsiu ishte e ftuara speciale e stilistes së njohur spanjolle Rosa Clara. Alketa, në një publikim të sajin në instagram nuk e fshehu kënaqësinë e prezencës dhe takimit me lideren e brandit  fantastik siç është Rosa Clara.

Edhe këtë vit, fashion show i madh i Class AV që do të organizohet gjatë muajit Maj, do të sjell eksluzivisht koleksionin më të bukur të Rosa Clara-s me fustanet e nusërisë dhe ato të mbrëmjes. Class AV është i vetmi distributor i rëndësishëm i këtij brandi për Shqipërinë. Në sfilatën e djeshme, ishin të ftuar shumë personalitete të famshme të jetës publike në Spanjë, figura televizive,modele, mes tyre spikati edhe bashkëshortja e futbollistit Lionel Messi, Antonella Roccuzzo. Kjo e fundit kujtojmë që ditën e dasmës zgjodhi të vishej me fustanin e dizenjuar nga vet Rosa Clara, ndërsa jo pak herë të tjera ajo e ka treguar se stilistja spanjolle është e preferuara e saj, duke veshur fustane të këtij brandi.

Koleksioni i këtij viti vjen me një risi, ai mbështetet tek materialet e lehta, në mënyrë që nuset të jenë jo vetëm të bukura, por edhe komode. Dizajnet unike, ndjekin linjën e fantazisë dhe realitetit për të theksuar figurën femërore me gjithë shkëlqimin e saj. Pëlhurat e lehta, dantellat, tyli, përcjellin në këtë koleksion të ri bukurinë dhe personalitetin e çdo nuseje që do ta bëj dasmën e saj, ditën që ka ëndërruar gjithmonë. Edhe këtë vit, Alketa Vejsiu do të sjellë për të gjitha nuset e 2018-ës, fustanin e dëshiruar nga brandet e njohura të Rosa Clara dhe Aire Barcelona në showroom-in e Class AV, për t'a bërë çdo vajzë të ndihet si një princeshë që po jeton përrallën reale të jetës në ditët më speciale për të.

Surpriza të tjera na presin!