Një studim ndërkombëtar anketoi më shumë se 500 drejtues biznesi dhe duke i pyetur se çfarë e bën të mirë një punonjës. Kërkuesit donin të dinin pse disa njerëz janë më të suksesshëm se disa të tjerë në vendin e punës dhe përgjigjet që morën ishin surprizuese. Drejtuesit zgjodhën personalitetin përpara aftësive.

Personaliteti përfshin preferenca dhe tendenca të qëndrueshme përmes të cilave ne lidhemi me botën. Të jesh intorvert ose ekstrovert është një shembull i një cilësie të rëndësishme të personalitetit.

Cilësitë të cilat drejtuesit në studim i quajtën si pjesë të personalitetit ishin në fakt aftësi të inteligencës emocionale. Dhe ndryshe nga personaliteti i cile është “i shkruajtur në gur”, inteligjenca emocionale mund të ndryshohet dhe përmirësohet.

Punonjësit e shkëlqyer nuk kanë aftësi të jashtëzakonshme të dhëna nga Zoti; ata mbështeten në aftësitë e thjeshta të IE që çdokush mund t’i përfshijë në personalitetin e tij.

Këto janë aftësitë që i dallojnë punonjësit e shkëlqyer nga pjesa tjetër:

Ata e tolerojnë konfliktin: edhe pse punonjësit e mirë nuk kërkojnë konflikt, ata nuk dorëzohen përpara tij. Ata janë në gjendje të mbajnë qëndrimin e tyre në mënyrë të qetë dhe të logjikshme. Ata janë në gjendje t’i kthejnë sulmet personale në qëllime për të arritur më shumë dhe asnjehërë ata vetë nuk e përdorin këtë taktik kundër të tjerëve.

Ata janë të guximshëm: punonjësit e mirë janë të gatshëm të flasin atëherë kur të tjerë heshtin, qoftë kjo për të pyetur një pyetje të sikletshme apo për një dalë kundër një vendimi gjatë mbledhjes. Ata mendohen përpara se të flasin dhe zgjedhin momentin e duhur për të vepruar.

Ata dinë të kontrollojnë egon e tyre. Punonjësit e mirë kanë ego. Por ata asnjëherë nuk i japin vëmendje më të madhe seç duhet. Ata pranojnë gabimet dhe janë të gatshëm të përshtaten me mendimet e të tjerëve, qoftë kjo sepse dikush tjetër ofron një zgjidhje më të mirë por edhe për të ruajtur harmoninë në skuadër.

Ata e kuptojnë kur gjërat janë gabim dhe i rregullojnë ato. Qoftë një tavolinë e pisët, punonjësit e mirë nuk i bëjnë bisht problemeve. Ata gjithmonë përpiqen t’i zgjidhin problemet menjëhërë.

Ata fokusohen. Studentëve pilotë shpesh ju thuhet, “Kur gjërat shkojnë keq, mos harroni të drejtoni avioni.” Aksidentet nga rëniet e avionëve janë pasojë e përqëndrimit të pilotëve për të gjetur zgjidhjen e problemit që lanë pas kur u shkëputën nga toka. Punonjësit e mirë e kuptojnë shumë mirë shprehjen: “Thjesht drejto avioni.” Ata nuk shpërqëndrohen nga klientët e bezdisshëm apo zënkat e pakuptimta. Ata arrijnë ta bëjnë diferencën midis problemeve të vërteta dhe zhurmës në sfond, për këtë arsye ata fokusohen në gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Ata i neutralizojnë njerëzit toksik. Të përballesh me njerëz të vështirë është stresuese dhe shumë e lodhshme. Punonjësit e mirë identifikojnë emocionet e tyre dhe nuk lejojnë inatin apo zemërimin të nxis kaosin. Ata gjithashtu vlerësojnë pikëpamjen e personit të vështirë dhe janë në gjendje të gjejnë zgjidhje dhe pika të përbashkëta. Edhe kur gjërat dalin jashtë kontrollit, njerëzit emocionalisht inteligjentë janë në gjendje të kalojnë personin toksik me një kokërr kripë për të mos lejuar që ai ose ajo t’i demtivojë.

 

Përshtatur nga Business Magazine