Shumica prej nesh kanë në zyrë një vajzë që vishet bukur, dhe që çdo ditë të impresionon me zgjedhjet që bën. Ajo madje vishet bukur edhe të hënën në mëngjes. Imagjino ku arrin dashuria e saj për modën. Edhe pse i kushton shumë vëmendje veshjes, kombinimet që ajo realizon, duket se i bën shumë natyrshëm. Ndërsa ti, mjafton të jesh pastër dhe nisësh për në punë. Por nga sot jo më. Ne do t’ju japim disa këshilla sesi të visheshi bukur në zyrë, pa u vënë aspak në siklet.

Një veshje serioze nuk do të thotë të jetë patjetër e mërzitshme
Kemishë dhe pantallona serioz? Jo, ju mund të ndërthurni fare lehtë një palë pantallona me bel të lartë, me një xhup lëkure, dhe të ngjani trendy por edhe serioze në të njëjtën kohë.
Disa veshje nuk janë për ju
Mos u mundoni të eksperimentoni me veshje që nuk ju shkojnë. Qëndroni tek ngjyrat edhe tek rrobat që e dini që ju bëjnë të dukeni bukur.
Nëse e doni, visheni
Nëse e doni një bluzë, apo pantallona, fustane, visheni. Dashuria që “ndjeni” për të, do t'ju japë siguri dhe do të ndiheni rehat.
Nuk është një garë
Në zyrë, apo në shkollë, mos harroni një gjë: nuk është garë se kush vishet më bukur. Nëse dëshironi të visheni me stil, bëjeni. Por mos u stresoni, nëse dikush vishet më bukur se ju.
Guxo
Guxo të veshësh tendencat më të fundit të modës. Nëse shikon që diçka nuk shkon, mos u demoralizo. Të gjithë e kemi një ngjyrë që nuk na shkon.
Provo me ngjyrat e theksuara
Nëse je mësuar me ngjyrat e zbehta, është koha për të ndryshuar. Provo një herë të bësh kombinime të guximshme.