Ajo është tashmë zyrtarisht Dukesha e Sussex. Meghan Markle dhe Princi Harry i thanë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit në Kështjellën Windsor. Dukesha na impresionoi të gjithëve, me fustanin e thjeshtë pa asnjë xixë, gurë apo asgjë të kësaj natyre. Ajo kishte zgjedhur thjesht një fustan të bardhë, dhe ngjante mrekullisht bukur. Më i thjeshtë se fustani, ishte grimi që kishte realizuar Meghan. Aq e thjeshtë ishte grimuar Meghan, sa as fondatinë nuk kishte vendosur në fytyrë.

Por kush e grimoi kaq thjeshtë Meghan Markle? Dukesha e Sussec zgjodhi mikun dhe bashkëpunëtorin e saj prej vitesh, Daniel Martin si grimierin në këtë ditë të rëndësishme. Ndërsa sa i përket flokëve, Meghan zgjodhi Normant. Sërish tek flokët Meghan nuk kishte “guxuar”, por ka qëndruar në në një linjë me fustanin dhe grimin. Thjeshtë, thjeshtë dhe thjeshtë...