Çfarë kanë të përbashkët Steve Jobs, Elon Musk dhe Richard Branson? Nuk ka të bëjë me famën apo pasurinë. Ata të gjithë përdorin një gjuhë të thjeshtë për të shpjeguar idetë e tyre. Përse? Sepse e vetmja mënyrë për t’i lënë përshtypje të tjerëve është duke folur një gjuhë që të gjithë të kuptojnë.

Por nuk është aq e thjesht, sidomos kur mendon se duhet të tingëllosh “i zgjuar” në mënyrë që njerëzit të kenë respekt për ty. Sidoqoftë, thjesht është gjithmonë më mirë dhe Steve Jobs, Elon Musk dhe Richard Branson kërkojnë që ky rregull të ndiqet dhe në kompanitë e tyre.

Apple përdor vetëm fjali të shkurtra

Të gjitha fjalimet e Steve Jobs janë me fjalë të thjeshta dhe të lehta për t’u kuptuar. Fjali të shkurtëra dhe nuk përdorte zhargon.

Fushata ‘Mendo Ndryshe’ e Apple në vitin 1997 filloi kështu: “Kjo është për të gjithë të çmendurit. Rebelët. Të pabindurit.” Në fund ajo u mbyll: “Sepse njerëzit që mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë ata që vërtet e bëjnë.”

Fymëzuese, apo jo? Edhe pse daton që nga vitin 1997, ai është i thjeshtë dhe mesazhi përcillet qartë. Kështu duhet të jenë dhe mesazhet e rëndësishme që ju dërgoni.”

Elon Musk ju thotë punonjësve të mos flasin “fjalë pakuptim”

Apple nuk është e vetmja që beson në fuqinë e thjeshtësisë. Elon Musk nisi një email të gjatë për punonjësit e Tesla, ku shkruante se ata nuk duhet të përdornin zhargon apo fjalë pa kuptim kur përshkruanin proceset dhe software-in e kompanisë. Ai shkruajti, “Ne nuk duam që njerëzit të mësojnë një fjalor të ri vetëm për produketet e Tesla.”

Në të njëjtën mënyrë, njerëzit nuk duhet të kërkojnë në Google çdo fjalë për të kuptuar atë që ti ke thënë.

Richard Branson thotë “mos u bëj budalla”

Në Twitter-in e tij, Branson shkruan “Kompleksiteti është armiku yt më i madh. Çdo budalla mund t’i bëjë gjërat të komplikuara. Është e vështirë t’i bësh gjërat e thjeshta.”

Branson ka vuajtur nga dileksia kur ishte i vogël, prandaj ai gjithmonë e ka parë të nevojshme që komunikimi të jetë sa më i qartë i mundshëm. Në Virgin, ai sigurohet që kjo të jetë normë ndërmjet punonjësve të tij, marketingut dhe madje edhe kur ndërtohen produkte.

Në një postim tjetër në blog, për ndërtimin e raketave të përballueshme, Branson shton, “Thjeshtësia është një mënyrë fantastike për të ndërtuar diçka që punon mirë pa shumë kosto.”

Pse vlen kjo për ty?

Të shpjegosh diçka në mënyrë të thjeshtë është më e vështirë nga ç’duket dhe nevojitet pak kohë deri sa të mësohesh.

Është njësoj si të mundohesh të shpjegosh se si tingëllon një muzikë apo çfarë shije ka dëbora. Por është diçka që bëhet, dhe do t’ja vlejë kur të kuptoni se fjalët tuaja kanë lënë një impakt sepse të gjithë i kanë kuptuar në mënyrë perfekte.

Kështu që kur të jeni gati për prezantimin e rradhës apo për t’i shpjeguar një miku idenë tuaj më të fundit, kujtoni këto fjalë të Steve Jobs:

“Thjeshtësia është më e vështirë se kompleksi: Ti duhet të punosh shumë për të patur ide të qarta dhe për t’i bërë gjërat e thjeshta. Por në fund ja vlen sepse kur arrin t’a bësh këtë, ti mund të lëvizësh male.”

 

Përshtatur nga Business Magazine