Koreografi Albi Nako është gjithmonë i rezervuar në publik kur është fjala për jetën private, por sonte, përballë fëmijëve të Piter Panit, zbuloi disa sekrete që nuk i ka ndarë me herët me publikun. E dinit ju se cili ishte idhulli i tij i fëmijërisë? Dhe jo vetëm idhull, por ishte dashuri…

Mes shumë artistëve me të cilët i ati e ka njohur, ka qenë edhe këngëtarja Liljana Kondakçi, një prej më të bukurave të kohës së saj. Albi ishte i marrosur pas Liljanës, e kishte idhull, vdiste për të. Sonte, pas pyetjes së fëmijëve se cili ka qenë idhulli i tij i fëmijërisë, Albi, me të qeshur pranoi publikisht se ka qenë Liljana Kondakçi: “Idhulli im i fëmijërisë ka qenë Liljana Kondakçi, vdisja për të, e dashuroja, rrija pa gjumë, doja të martohesha… Ka qenë shumë e bukur Liljana në kohën e saj” – tha Albi.

Por çfarë ndodhi pas këtij fiskimi prej fëmije? Kur të atit i erdhi mundësia, e prezantoi Albin me Liljanën dhe i tha këngëtares se Albi donte të martohej me të. Nuk ndodhi asgjë pas atij takimi: “Më puthi, më përqafoi dhe kaq…” – tha koreografi pa e zgjatur.

 

Sot, historia edhe atij mund t’i duket qesharake, sepse pas Liljanës kanë ndikuar në jetën e tij edhe shumë idhuj të tjerë, por kujtimi i hershëm i fëmijërisë që i lidhet me të, është gjithmonë i bukur. Madje, edhe kur ndahet me publikun, si sot.

Vetëm se Albi, edhe sonte, nuk i ndau të gjitha me publikun… Ndoshta!